TIRANE – Është përfolur aq shumë për historinë e Çiljetës me Alban Hoxhën, saqë mund të bëhej lehtësisht një telenovelë me ata të dy personazhe. Ata nuk e pohuan asnjëherë se ishin në një lidhje, por as nuk e mohuan. Gjithsesi në një intervistë për Prive.al Çiljeta pa treguar shumë detaje, është shprehur se jeta private vazhdon të jetë shumë e lumtur.

“Jeta ime private si në familje, ashtu në dashuri, vazhdon të jetë shumë e lumtur. Jam shumë e gëzuar dhe shumë e përmbushur në jetën time”,-është shprehur Çiljeta.

Ajo ka folur edhe për unazën që mban në gishtin e fejesës. U aludua se mund të ishte fejuar, por Çiljeta ka treguar se ajo unazë mban të shkruar poshtë Fernando.

“S’ka lidhje, kjo është një unazë që poshtë shkruan, “Fernando”,-tregoi këngëtarja. Ndërsa sa i përket këngës së fundit “Pa ty jetoj” që u mendua se ishte një dedikim për Alban Hoxhën, Çiljeta shkurt dhe saktë përgjigjet kështu. “Nuk jam natyrë që jetës sime personale t’i kushtoj këngë”,-përfundoi Çili.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: