U nda nga jeta 10 vite me pare, por ka qenë gjithmonë i pranishëm me poezinë e tij të ndjerë tek lexuesi që e deshi dhe e lexoi Koçi Petritin. Në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit dhe studiuesit në biblotekën publike të qytetit Thimi Mitko në Korçë u organizua një përkujtimore ku moren pjese miq, familjarë, studiues dhe shkrimtarë.
Vargjet e tij janë vlerësuar gjithnjë për thjeshtësinë dhe bukurinë, freskinë, butësinë dhe një shpirt pranvere, që nuk i ndahet krijimtarisë së tij.

Djali e kujton te atin mes vargjeve dhe dashurinë që kishte ai për vendlindjen e tij, Korçën qe sipas tij meritojnë të rrënjosen në hyrje të qytetit.

Shumë dorëshkrime apo fletoret e vjetra me poezi të pabotuara të poetit u mblodhën në ditët e fundit të jetës së tij në vëllimin “Quaderni”, botim që doli në dritë pas vdekjes. Gjatë gjithë jetës së tij poeti ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e gjuhës shqipe por edhe në studimin e komentit letrar. Koçi Petriti është cilësuar nga kritika si një nga poetët e spikatur të periudhës së pasluftës; pagëzuar si poet i intimes, njihet si mjeshtri i lirikave dhe i baladave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb