Kryetari i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar sot homazhe për nder të Prof. Dr. Isuf Kalo, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë pas një sëmundje të rëndë.

Homazhet janë zhvilluar tek Akademia e Shkencave, ku Berisha ka lënë dhe një shënim. Pas nderimeve, ai u tha për mediat se doktor Isuf Kalo u nda nga jeta, por ai ka pasur dhe ka lënë një kontribut të çmuar në Shqipëri dhe Europë.

“Erdha të shpreh nderimin, ngushëllimet, dhimbjen për humbjen e një miku, me të cilin na bashkon një miqësi e pacenuar në shumë dekada.
Prof. Dr. Isuf Kalo u nda nga jeta, por ai ka pasur dhe ka lënë një kontribut të çmuar në Shqipëri dhe Europë, në shkencën e diabetologjisë, si dhe në standardizimin e shërbimeve mjekësore.
Shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të profesor doktor Isuf Kalos”, deklaroi Berisha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb