Ditën e sotme, si pasojë e një aksidenti, humbi jetën Arta Çera, infermiere në Spitalin Rajonal të Dibrës. Pavarësisht se ajo u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk mundi të mbijetonte.

Një hidhërim i thellë jo vetëm për familjarët, por edhe për kolegët në spital, të cilët përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehin ngushëllimet e sinqerta familjarëve, të afërme dhe miqve.

Ngushëllimi i Spitalit Rajonal Dibër

Me hidhërim të thellë njoftojmë se si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik është ndarë nga jeta kolegja jonë e dashur dhe e përkushtuar, Arta Çera.

Si një infermiere e shkëlqyer në pavionin e reaminacionit, ajo ishte një shembull i vërtetë i përkushtimit, humanizmit dhe profesionalizmit në çdo hap të punës së saj të përditshme.

Spitali Rajonal Dibër i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, të afërmve, miqve dhe kolegëve. Stafi i Spitalit Rajonal Dibër jemi të gjithë me ju në këto ditë të vështira dhe ju sigurojmë për mbështetjen tonë të plotë.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb