Fituesit e “Big Brother 9” janë një nga çiftet më të përfolur për shkak edhe të martesës që realizuan në shtëpinë e ‘Big Brother’. Kohëte fundit në media është aludur për një ndarje mes tyre.
Dyshimet për ndarje kanë ardhur pasi faqja e Instagramit që ata të dy kishin “La Fo Da” nuk është më aktive. Por ditën e sotme, Fotini u rikthye sërish në Instagram, por këtë herë në atë të ish-banores tjetër, Xhenit.
Në videon ‘live’ të gjithë shpërthyen në pyetje nëse Fotini dhe Danjeli vazhdonin të ishin bashkë.
“Nuk jemi ndarë. Nuk ndahemi ne të dy”, ka thënë Fotini, duke shuar kështu zërat për ndarjen mes tyre.

(BalkanWeb)
