Është shtyrë për ditën e hënë seanca parlamentare. Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ka pasur përplasje të forta verbale mes deputetëve. Teksa seanca u ndërpre përkohësisht pasi Flamur Noka hodhi një bidon uji drejt Taulant Ballës, në pushim demokratët u kanë marrë kartat e votimit deputetëve të PS. Në këto kushte, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi shtyrjen e senacës për ditën e hënë në orën 10.00.

“Uroj të vini me mend të tjera”, iu drejtua ajo deputetëve të PD.

Në qendër të debateve ka qenë arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, por edhe çështje të tjera të ditës.

Kulmi i tensioneve arriti, kur deputeti i PD Flamur Noka donte të gjuante me shishe uji mbi deputetin socialist Taulant Balla.

Incidenti u ndërpre pas ndërhyrjes të Gardës së Republikës, ndërsa Spiropali shtyu seancën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: