Antonio Conte nuk po kalon një moment të mirë, ndarja nga jeta e disa prej miqve të tij si Vialli dhe Mihajlovic, bënë që tekniku italian të meditonte largimin.

Si të mos mjaftojë gjendja jo e mirë psikologjike, Conte është shtruar së fundmi me urgjencë në spital. Tekniku italian kishte ndjerë dhimbje të forta në pjesën abdominale ndërsa ekzaminimet zbuluan një problem në tëmth.

Antonio
Antonio

Sipas klubit të Tottenham, Conte do t’i nënshtrohet këtë të martë një ndërhyrje kirurgjikale ndërsa koha e rikuperimin është ende e paqartë. E sigurt është që Conte do të mungojë për disa ditë, ndërsa parashikohet që në fund të sezonit të largohet nga Tottenham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: