Nga Klodjana Haxhiaj
DURRËS- Ka përfunduar autopsia mjekoligjore për fëmijën 3 vjeç që humbi jetën mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Personeli mjekoligjor në bashkëpunim me grupin e mjekëve specialistë të ngritur për të zbuluar shkakun e vdekjes nuk kanë konkluduar ende.

Ata kanë marrë mostra të cilat do të dërgohen në laboratorin toksikologjik në Tiranë.
Kështu që konkluzionet për shkakun e vdekjes së fëmijës 3-vjeçar do të bëhen pas 2 javësh pasi të dalin rezultatet e këtyre analizave.

Fëmija 3-vjeçar, ka pasur të vjella teksa ndodhej në një kopsht privat në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar. Ai është dërguar menjëherë në Poliklinikën e Specialiteteve në Durrës dhe nga aty drejt Urgjencës se Pediatrisë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: