Një 38-vjeçar u plagos në këmbë nga një plumb i qëlluar nga një oficer i karabinierisë gjatë një ndërhyrjeje policore për një rast vjedhjeje me thyerje. Ngjarja u regjistrua pas një telefonate në numrin e emergjencës 112.

Incidenti ndodhi në Filetto, në provincën e Chieti-t, në një banesë të izoluar dhe jashtë zonës urbane, në pronësi të të plagosurit.

Burri u transportua menjëherë në spitalin e kryeqytetit të rajonit Abruzzo, ndërsa burime mjekësore bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Njësia Hetimore e Chietit ka nisur analizat teknike dhe mjeko-ligjore për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Hetimi po zhvillohet nën koordinimin e prokurorisë lokale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: