Teksa sot është thirrur nga prokurorët e Posaçmën për t’u marrë në pyetje, SPAK ka lënë në pritje kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Duket se Veliaj ka ardhur një orë më herët në ambientet e SPAK, ndaj edhe do t’i duhet të presë deri sa të vijë orari. Veliaj ka pritur te hyrja e SPAK për disa minuta, deri në mbërritjen e orarit zyrtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: