LUSHNJË

Një dëshmi tronditëse, ngjarje nga ato që nuk mund të lënë askënd të pandjeshëm. Një 89-vjeçare është dhunuar dhe përdhunuar nga nipi i saj 36 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Divjakë, në fshatin Grabian, teksa policia arrestoi autorin Sajmir Meçani pas ngjarjes, e moshuara përfundoi në spital.

Në një prononcim për mediat, gruaja e mbuluar nga hematomat në fytyrë tregon me vështirësi çfarë kishte ndodhur teksa shpërthen në ngashërima.

“Më ka rrahur. Më bëri si do vetë. Më torturoi. Punën e vet (qan)”, thotë ajo nga krevati ku ndodhet në gjendje të rënduar në një shtëpi të rrënuar nga varfëria.

Djali i saj tregon se ngjarja ka ndodhur kur nuk ishte në shtëpi dhe se djali është i gruas së tij.
“Vajta për të marrë çunin në Fier. E morëm me një taksi e prumë në shtëpi. Më lë taksia tek porta, shikoj plaka këtu. Plaka e vrarë nga fytyra, e nxirë nga surrati. I tha çuni tjetër kush të vrau, kjo më tha mua ai më vrau. Ishte lakuriq, e kishte zhveshur, kishte hedhur bebelinat nga dera. E pyeta plakën, më përdhunoi tha.
Ishte këtu dhe ai. I fola. Ai tha ti e qëllove kështu, e mori djali tjetër e çoi matanë. Djali ishte i dehur, nuk e takova fare, shkova tek kryeplaku e denoncova. Mora tezen për të pastruar këtu”, tregoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb