Një nga kandidatët e propozuar nga aleatët e opozitës për kreun e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë, Ermal Hasimja, duke folur në Log, është shprehur se ndonëse nuk është situatë ideale në PD, ai do të pranonte të kandidonte vetëm nëse do të kishte mbështetje për idetë e tij tek shumica e demokratëve.
Por, politologu i njohur ka qenë i prerë sa i takon faktit se nuk vjen nga PD dhe as nuk është pronë e kësaj force politike, duke theksuar se nëse nuk ka dakordësi për vizionin e tij për Tiranën, ai nuk do të pranojë të garojë në zgjedhje, nëse e propozojnë.j.
“Ca kam bërë i kam krijuar vetë. Nëse do t’i futesha kësaj gjëje, vetëm nëse pjesa më e madhe e opozitës është pas kësaj gjëje, nëse do të binte dakord me mua për disa ide për Tiranën. Nëse ideja është hajde të bëjmë dicka ndryshe nga këta, nuk i futem”, tha Hasimja.
Ermal Hasimja: Nuk është situate ideale për të kandiduar. Është e qartë se dhe unë do të doja që e gjithë opozita të ishte komplet ndryshe.
Shqetësimi që mund të sjellë tek një pjesë e demokratëve është i natyrshëm kanë një sens meritokracie.
Sjam i PD, sjam as pronë e PD dhe as krijesë e saj. Ca kam bërë i kam krijuar vetë. Nëse do ti futesha kësaj gjëje, vetëm nëse pjesa më e madhe e opozitës është pas kësaj gjëje, nëse do të binte dakord me mua për disa ide për Tiranën. Nëse ideja është hajde të bëjmë dicka ndryshe nga këta, nuk i futem.
I kam rezistuar tundimit prej 30 vitesh të mos largohem nga ky vend.
