TIRANE – Që prej ndarjes me Majlinda Zekën, me të cilën Majk ka edhe një djalë, Roan, jeta e reperit shqiptar të Babastars është në qendër të vëmendjes.

Ndonëse pati shumë aludime edhe për një ribashkim të mundshëm, Majk dhe Majlinda përfundimisht treguan se e vazhdojnë jetën të ndarë. Pak kohë më vonë, Majk u pa në shoqërinë e një vajze të re, identitetin e së cilës reperi është kujdesur të mos e zbulojë.

-640-0-5aa2ea4dd5b81

Por nuk ia doli dot. Paparacët janë gjithandej dhe nuk i kursyet fotot e çiftit në daljet e tyre në Kosovë apo jashtë saj. Vetëm pak ditë më parë, për reperin qarkulloi lajmi se pas disa muajsh lidhje, ai dhe Melita Nushi janë ndarë.

Dyshimet u shtuan edhe kur Majk postoi një foto me një modele, mbi të cilën shkruante se donte të dashurohej, si për të treguar se ishte single. Por nuk qenka e vërtetë. Reperi dhe Melita vazhdojnë lidhjen e dashurisë dhe këtë e vërteton një foto që sot ka bërë xhiron në rrjet.

E para foto e çiftit nuk dihet se nga kush është postuar, por mediat kosovare shkruajnë se ka qenë fashion blogerja ajo që, me gjasë, përmes kësaj fotoje ka dashur t’u japë fund thashethemeve për ndarje.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb