Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në “Air Albania” përballë Vllaznisë, në javën e 21-të të “Abissnet Superior”. Tekniku i vendasve, Dritan Mehmeti, foli për mikrofonat e “Super Sport” duke dhënë komentin e tij për këtë sfidë.

Ndeshje me “dy fytyra”? – Nuk jam dakord. Vllaznia ka dominuar vetëm 25 minutat e para. E nisëm keq takimin. Në pjesën e dytë të pjesës së parë kemi bërë mjaft mirë. Skuadra duhet të jetë më e qetë. Megjithatë skuadra tregoi forcë karakteri. Kemi dominuar ndeshjen, por goli të jep fitoren.

Është krijuar një varësi ndaj Skukës? – Normalisht sot ka shënuar Cara, por dihen vlerat e Skukës. Në disa momente duhet të ishim më të qetë, kur e kemi kapur në kundërsulme Vllazninë.

Duhet të zgjidheshin më mirë situatat. – Jam shumë dakord me këtë. Unë mundova të bëjë maksimumin. Kam luajtur me dy sulmues qendre dhe 3 anësor. Pesë sulmues që kisha u mundova ti aktivizojë. Por ajo që na mungoi ishte qetësia.

Keni preferuar tre lojtarë në mesfushë me tipare ndërtues.– E kam parë Vllazninë dy ndeshjet e para dhe u përgatita për një modul tjetër. Mendoj se duhet të tregoheshim me më personalitet, në mënyrën si e nisëm ndeshjen. Ndjenja e presionit që kishim për të fituar ndeshjen na vendosi në situata të vështira, sepse e mbivlerësuam kundërshtarin

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: