Një automjet përplasi tre të mitur të cilët lëviznin me 2 monopatina. Ngjarja ndodhi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë te Spitali i Traumës. Dy prej tyre, O.A. 11 vjeç dhe E.S. 9 vjeç, ndodhen në gjendje stabël.
Ndërkohë i mituri i tretë i plagosur, J.N. është në gjendjen të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit që përplasi të miturit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.
Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.
Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
(BalkanWeb)
