Oficeri i lartë i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Mohammed Akiki ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ra pre e një sulmi në Teheran.

I pari që tha lajmin ishte shkrimtari izraelit Amir Tsarfati, duke nënvizuar se Akiki ndodhet në terapi intensiven një spital në Teheran. Më pas lajmi u konfirmua edhe nga rrjeti Bnn. Për momentin ka mungesë informacioni për sulmin, por sipas ekspertëve dhe analistëve të ngjarjeve në Iran duket se atentati lidhet me situatën shpërthyese në Lindjen e Mesme, pas agresionit të Hamasit ndaj Izraelit dhe reagimin e shtetit hebre.

Edhe shkrimtari izraelit Amir Tsarfati nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes së shërbimit sekret, Mosad në këtë atentat. Kjo mund të jetë një hakmarrje për rolin e Iranit në sulmin e Hamasit.

Profesori italian Daniele Ranieri shkruante pak ditë më parë se sulmi i Hamasit ka prishur të gjithë “status quo”-në në Lindjen e Mesme. Sipas tij, hakmarrja e Izaelit do të ketë pasoja edhe në Iran, por edhe në Liban për shkak të përfshirjes së Hezbollahut në këtë vend, në regjimin e Asadit në Siri, Jemen dhe Irak.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb