Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në ambjentet e spitalit shtetëror Shefqet Ndroqi.  Infermieri Mikel Osmani ka mbetur i plagosur me thikë pas një debati me kolegun e tij, Dashamir Çajka me detyre laborant radiolog.

Burime nga policia thanë se i plagosuri ndodhet në kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa është shpallur në kërkim Dashamir Çajka. Nga Hetimet paraprake dyshohet se përplasja mes dy punonjësve të spitalit ka ndodhur për motive të dobëta.

Dashamir Çajka eshte radiolog ne Sanatorium dhe president i ekipit te peshengritjes te Kamzes. Ai ka pasur edhe me parë probleme me ligjin, pasi ka pasur një perplasje me Presidentin e Federatës se Peshëngritjes Elez Gjoza.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb