Zbardhet identiteti i personit që mbeti i plagosur sot në Vlorë. BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për Bledar Skenderajn, 30 vjeç, i cili ndodhet në gjendje kritike në spital. Ngjarja ndodhi në lagjen “24 Maji” të Vlorës, rreth orës 20:00.

Incidenti në fjalë ka shkaktuar panik në zonë.

Policia bën me dije se ka identifikuar dhe shoqëruar personat e dyshuar që morën pjesë në incident dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në plagosjen e 30-vjeçarit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: