Të tjera detaje mësohen në lidhje me gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga atentati i ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në Tiranë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se shtetasi i mitur 17-vjeçar Marko Bardhi Demiraj, i plagosur, është dërguar për terapi mjekësore jashtë vendit. Ai është djali i pronarit të kompanisë ““Pelikani Security”, Vesel Demiraj.
Kujtojmë se natën e kaluar, një breshëri plumbash është drejtuar për në makinën “G Class” ku udhëtonin katër persona, Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç,
Dyshohet se autorët kanë ngatërruar objektiv, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë. Ka dyshime se objektiv ka qenë gruaja e Roan Brahimit, por se autorët kanë ngatërruar mjet. Kujtojmë se Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë një vit më parë, ndërsa po mbrëmë iu vra babai. Ai ishte rival i Ervis Martinaj, i zhdukur më 2022.
(Balkanweb)
