Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shprehu dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të njohur Artur Zheji.
Në një postim të fundit, Bardhi e cilësoi këtë humbje si një tronditje të madhe për familjen, mediat dhe gjithë shoqërinë shqiptare. Ai i ka dërguar ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të medias.
Ndarja parakohe nga jeta e Artur Zheji është një humbje e madhe për familjen, gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të medias! U prehtë në paqe! pic.twitter.com/jrXfWwG4oo
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) August 23, 2025
Postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi:
Ndarja parakohe nga jeta e Artur Zheji është një humbje e madhe për familjen, gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të medias! U prehtë në paqe!
(BalkanWeb)
