TIRANE – Përveç 23 të arrestuarve pas dhunës së shkaktuar në Kukës për tarifën e Rrugës së Kombit, 8 aktivistë janë proceduar penalisht në kryeqytet me pretendimin se kanë protestuar në mënyrë të paligjshme.

Mes tyre ishte edhe Brizida Gjikondi, e cila e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24,  tha se po bëhet një mbivendosje krimesh me Rrugën e Kombit.

“Aktivizmi civil në Shqipëri nuk merr asnjë qindarkë, kontributi ynë është vetëm atdhetar, nuk e bëjmë për t’u dukur. Ne këtë e bëjmë me shpirt, sidomos kur ka kauza që mbrapa ka afera korruptive. Procedimi i aktivisteve, presion nga Rama. Duhet të kishte dëgjesa publike për tarifën. Në Shqipëri nuk respektohet e drejta e informimit. Rama është shkaktari i “vandalizmit” të ndodhur në Kukës. Po bëhet një mbivendosje krimesh me Rrugën e Kombit.

Të tre partitë kryesore të heshtin. Ne patëm një përplasje me forcat politike PD-LSI, aty kuptuam që kauza do të bëhej pis. Kur pamë që agresiviteti i forcave politike mund të ndodhte për përfitim, atëherë u tërhoqëm. Procedimi i aktivistëve ishte antiligjor.

Nuk mund të paguajë ai që s’ka bukë të hajë rrugën për të kaluar nga njëri fshat në fshatin tjetër. Ndërto një rrugë dytësore edhe të standartit të ulët.

Ne jemi duke bërë gati një procedurë ligjore për t’i hyrë kësaj kontrate. Do i bëjmë thirrje prokurores së Shqipërisë që të mos shohë vetëm të ndaluarit e Kukësit, por këtë shtet antiligjor që mbivendos krimet,” tha Gjikondi.

 (e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb