Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura tha sot se vendimi i komisionit disiplinor për pushimin nga puna të Drejtorit të Parkut Divjakë- Karavasta, Ardian Koçi, është në proces rishikimi pas kërkesës nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës drejtoresha e kësaj Agjencie Daniel Pirushi tha se zoti Koçi është njoftuar dhe është ftuar të bashkëpunojë në kuadër të këtij procesi.

Ish drejtori i Parkut të Divjakës Ardian Koci i tha Zërit të Amerikës se nuk do të kthehej më në detyrë për shkak të klimës armiqësore dhe do të priste vendimin e gjykatës lidhur me padinë e tij për ndërprerjen e padrejtë të marrëdhënieve të punës.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura tha sot se vendim i komisionit disiplinor për pushimin nga puna të Drejtorit të Parkut Divjakë- Karavasta Ardian Koci është në proces rishikimi pas kërkesës nga Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Danile Pirushi u shpreh:

“Procedura e zotit Koci dhe, është momenti kryesor për ta thënë, është ende në shqyrtim. Duhet të rendis pak faktet që nga momenti i parë kur zoti Koci më datë 22 shkurt është njoftuar për fillimin e procesin displinor dhe ku i është dhënë mundësia të sjellë provat dhe faktet. Kjo si rrjedhojë e një dalje publike të tij në mënyrë të përsëritur pa marrë lejen e Drejtorit të Përgjithshëm. Më pas më datë 24 është mbajtur dëgjesa e parë ku janë shkëmbyer dhe janë diskutuar faktet për rrethanën e ndodhur dhe rrethanën në përgjithësi. Më duhet ta përsëris , ky fenomen i përsëritur i zoti Koci që bën dalje publike dhe nuk koordinohet me institucionin ka qenë në disa raste. Menjëherë më datë 3 Mars Agjencia Kombëtare e zonave të Mbrojtura, Komisioni i ngritur me këtë rast, doli me vendimmarrjen për largimin nga detyra të zotit Koci”.

Zonja Pirushi tha më tej se procesi i rishikimit të kësaj vendimmarrje erdhi pas reagimit nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit.

“Ky vendim siç ndodh një praktikat tona normale i përcillet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si një proces rutinë ku informohet. Pati një reagim të menjëhershëm dhe nga Ministrja, nga autoriteti i saj, për të rishikuar vendimin nga Agjencia Kombëtare e Zonave të mbrojtura dhe Komisioni disiplinor i ngritur enkas për këtë rast. Që më datën 4 Mars zoti Koci por edhe Komisioni ka marrë dijeni për procesin e rishikimit të vendimit.

“I është bërë ftesa zotit Koci që të jetë pjesë e praktikës pasi është një procedurë që përsëri të shqyrtohen faktet dhe rrethanat dhe zoti Koci nuk ka pranuar të bashkërendojë. Prandaj dhe deklarata e tij, jo më larg se dje ka qenë e papritur për ne për aq kohë sa jemi ende institucionalisht bashkëpunëtorë dhe partnerë”.

I pyetur për këtë qëndrim të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura rishikimit të Ardian Koçi Drejtor i parkut Divjakë -Karavasta tha se nuk do të kthehej më në detyrë pasi klima është armiqësore dhe u tregua sipas tij përmes veprimeve që u ndërmorën me aq shpejtësi dhe në mënyrë ekstreme.

“Ky reagim i imi është jo vetëm për veten por edhe për kolegët e mi që janë hequr nga agjencitë rajonale kohët e fundit, apo agjencia qendrore “, tha zoti Koci.

“Nga ana juridike kam depozituar në Gjykatë padinë dhe çdo veprim pas datës së pushimit tim nga puna nuk ka asnjë vlerë nga institucioni. Për këtë do të shprehet gjykata kur të trajtojë padinë time për ndërprerjen e padrejtë të marrëdhënieve të punës”, vazhdon ai, ndërsa shtoi se “Dua të falënderoj qindra e qindra mbështetës, organizata mjedisore ,personalitete që mbështetën reagimin tim ndaj veprimeve arbitrare”.

Më 12 shkurt të këtij viti, zoti Koçi u intervistua nga Zëri i Amerikës, së bashku me disa ekspertë të tjerë, lidhur me turizmin natyror në Shqipëri. 10 ditë pas intervistës, më 22 shkurt, ai njoftohet nga Drejtoresha e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi, se ndaj tij kanë filluar procedurat disiplinore, pasi nuk kishte marrë leje për intervistën. Më 3 mars, vetëm 9 ditë pas fillimit të procedurave, atij i njoftohet zyrtarisht pushimi nga puna.

E pyetur në lidhje me procedurën e shpejtë të vendimmarrjes drejtoresha e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Danile Pirushi u përgjigj:

“Nuk dua të përsëritem,realisht procedura ka filluar më 22 shkurt siç e përmenda dhe vendimi ka dalë më 3 mars. Ka qenë një kohë e mjaftueshme, Kodi i Punën parashikon procedura të tilla dhe jemi brenda të gjitha afateve të përcaktuara në ligj dhe rregullore.Nuk mendoj se është një kohë e shpejtë megjithatë dua të theksoj faktin që me zotin Koci kemi pasur një fenomen të përsëritur disa herë ku prononcimet e tij kanë qenë të pakoordinuaar me administratën”, tha zonja Prushi.

E pyetur se ku e kishte mbështetur komisioni i disiplinës Vendimin për pushimin nga puna zonja Pirushi u përgjigj:

“Aktet regullatore sigurojnë mbarëvajtjen institucionale dhe rregullojnë marrëdhëniet e punës. Kodi i Punës parashikon elementë të tillë ndërkohë edhe rregullorja e Agjencisë së Zonave të Mbrojtrua definon qartë që për aq kohë sa personat përgjegjës të administratës rajonale apo qendrore dalin në prononcime publike janë të detyruar të marrin një miratim paraprak nga Drejtori përkatës nga institucioni përgjegjës”.

Zonja Pirushi thotë se Agjencia i jep rëndësi promovimit të vlerave në një koordinim dhe bashkërendim mes gjithë aktorëve.

“Në fakt është një koordinim për ne si Agjenci Kombëtare zonave të mbrojtjur. Në veprimtarinë tonë është shumë e rëndësishme promovimi i vlerave,edukimi i brezave,edukimi mjedisor për të njohur më parë vlerat e natyrës, biodiversitetin, natyrën në tërësi në mënyrë që më pas dhe zhvillimi të jetë sa më i qëndrushëm.

Në çdo dritare komunikimi e shohim me shumë seriozitet prandaj duhet dhe një koordinim dhe bashkërendim mes gjithë aktorëve”.

Agjencia kombëtare e zonave Natyrore në Shqipëri është prekur kohët e fundit nga disa ndryshime drejtuesish si rajonalë dhe kreut qendror të saj.

Ardian Koci që drejtonte prej dhjetë vitesh parkun më të rëndësishëm natyror në vend atë Divjakë Karavasta është i vetmi që ka reaguar publikisht ndaj urdhrit për pushimin nga puna që tani është në proces rishikimi siç thotë Agjencia por një temë e mbyllur për zotin Koci që pret të shprehet gjykata./VOA

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb