Sllovakia u trondit këtë të mërkurë nga një atentat me armë zjarri ndaj kryeministrit Robert Fico. Ai ndodhej në qytetin Handlova teksa kishte zhvilluar një mbledhje qeverie dhe në momentin kur agresori hapi zjarr ndaj tij po ecte në këmbë.

Edhe pse i rrethuar nga forca të shumta sigurie, autori arriti të depërtojë dhe të qëllojë nga afër kryeministrit.

Një dëshmitare tregoi se kishte dëgjuar tre ose katër të shtëna dhe pa kryeministrin të rrëzohej përtokë. Ajo tha se kishte parë plagë në kokë dhe gjoks. Robert Fico u pa teksa largohej nga truprojat e tij i kapur për krahu ndërsa me vështirësi qëndron në këmbë.

Robert Fico1
Robert Fico1

Kryeministri i Sllovakisë duke u larguar nga truprojat e tij

Autori është arrestuar pak metra më tej nga civilët dhe më pas kanë ndërhyrë forcat e policisë që kanë bërë të mundur neutralizimin e tij.

Autori i atentatit pasi u prangos nga policia

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kryeministri sllovak u dërgua me urgjencë në spital por gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet, teksa mediat vendase tregohen të rezervuara.

Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislava.

Robert Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.

Muajt ​​e tij të parë si kryeministër kanë rezultuar shumë të diskutueshëm politikisht. Në janar ai ndërpreu ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe muajin e kaluar shtyu planet për të shfuqizuar transmetuesin publik RTVS.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb