Pal Kola, 60 vjeç, ka humbur jetën rreth orës 01:00 pas mesnatës pasi persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt zyrave të televizionit Top Channel.

Sipas raportimeve të para, Kola mbeti i plagosur rëndë në oborrin e televizionit ku ndodhej në krye të detyrës, pasi drejt tij u hap zjarr me breshëri nga një automjet tip “Range Rover”, me targa të vjedhura.

Kola humbi jetën rrugës për në Spitalin e Traumës në Laprakë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: