Ditën e djeshme një i ri shqiptar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të dyshuar të qëllimtë në Pejë të Kosovës. Viktima është Ilir Osmani, i cili është përplasur me makinë për vdekje nga 23-vjecari i dyshuar Sergio Jonuzi.

Fillimisht ngjarja është raportuar si aksidentale ndërsa më pas policia e Kosovës ka arrestuar 23-vjeçarin për të cilin dyshon se e ka përplasur qëllimisht Ilir Osmanin me një automjet tip golf 5 me targa AB 602 HY. Sergio Jonuzi nga Elbasani fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, por Policia ka arritur ta arrestojë pak pas ngjarjes.

Burime nga policia e Kosovës bëjnë me dije se sipas deklaratave që ka bërë i arrestuari nga Elbasani, ngjarja ka ndodhur për konflikte të mëparshme. Për shkak se sipas tij viktima Osmani i ka djegur banesën. Të njëjtat burime kanë bërë me dije se edhe në Shqipëri, palët nuk kanë pasur një rast të hapur në Polici.

Prokuroria e Kosovës e akuzon 23-vjeçarin për veprën penale vrasje e rende me qëllime hakmarrje. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17:25 nё rrugën “Agim Binak Qelaj” nё Pejё. Ndërkohë trupi i pajetë i viktimës është djergur nё institutin e mjekësisë ligjore nё Prishtinë. Ndërkohë nga të dhënat në MEMEX, nuk rezulton që autori të këtë precedent të mëparshëm penal në Shqipëri.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb