Si kurrë më parë, Rafa Leao-Milan nuk e shohin veten kaq të distancuar, madje as në periudhën e vështirë përpara rinovimit të kontratës, palët nuk kanë qenë kaq larg me njëri-tjetrin. Në këtë pikë nuk kanë të bëjnë vetëm golat, numrat jo të mirë të portugezit, por sjellja e tij pas zëvendësimit kundër Lazio-s ka tërbuar të gjithë ambientin, përfshi këtu edhe Igli Taren i cili u kap nga kamerat duke reaguar ashpër ndaj sjelljes së Leao-s. Kjo situata ka bërë që në Milano të shtrojnë edhe një herë pyetjen, a është Leao i paprekshëm, a duhet të nxirret në merkato?

Sigurisht kjo është një përgjigje që Tare dhe pjesa tjetër e stafit drejtues nuk mund ta marrin në të nxehtë, por e sigurt është se nëse për portugezin vjen oferta e duhur atëherë edhe Leao pa diskutim është në shitje.

Ylli portugez ka një klauzolë largimi prej 170 milionë euro, një shifër që sigurisht është e vështirë që Milan ta marrë, por janë në pozita komode për të negociuar me çdo skuadër nga Premier League apo nga Arabia Saudite. Fakt është që Leao, me këto sjellje dhe me këto shifra, 9 gola dhe 2 asiste në Serie A, ka humbur jo pak nga statusi i tij si i paprekshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: