KORÇË- 39-vjeçari Mina Zoja që u dhunua nga 8 persona me shkop bejsbolli dhe më pas u plagos me armë zjarri është nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Ndërkaq mësohet se Zoja nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton me precedentë të mëparshëm penal. 39-vjeçari ka qenë i dënuar për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike. Madje ai ka qenë i dënuar në Gjermani dhe Shqipëri.
Pikërisht për shkak të aktivitetit të tij kriminal dyshohet të ketë ndodhur edhe ngjarja e sotme. Gazetarja Iris Rezhda tha për “BalkanWeb” se policia dyshon se konflikti që çoi në plagosjen e 39-vjeçarit ka ndodhur për prishje pazaresh droge. Vetë Zoja ka kyçur gojën dhe nuk ka pranuar të japë asnjë dëshmi për grupin hetimor.
(m.k/BalkanWeb)
