Një tragjedi ka ndodhur ditwn e sotme në Tenerife të Spanjës, ku tre persona u mbytën pasi u morën nga dallgët e fuqishme në një liqen natyror në zonën Los Gigantes.
Një person i katërt u shpëtua pasi iu dha ndihmë e shpejtë me masazh kardiak (KCPR), ndërsa tre të tjerë pësuan lëndime të lehta. Këtë e bënë të ditur burime nga autoritetet spitalore lokale. Sipas të njëjtave burime, numri i viktimave mund të rritet në katër.
Qeveria e Ishujve Kanarie ka mbajtur prej ditësh një gjendje paralajmërimi për fenomene të rrezikshme bregdetare, për shkak të kushteve të vështira në det.
