Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, reagon pas përplasjes me Policinë Bashkiake te zyrat e FRD. Shehi shkruan se bastisja e FRD është një akt neodiktature, ku sipas tij, u rrezikua jeta e Presidentit.

Shehi shkruan në “Facebook” se sjellja e Bashkisë Tiranë është e papranueshme dhe vjen pas nënshkrimit të koalicionit të FRD me opozitën e bashkuar.

Reagimi i Shehit:

Bastisja e FRD, akt neodiktature, u rrezikua jeta e Presidentit !
Bastisja e zyrave të FRD-së nga Policia Bashkiake është një akt i papranueshme dhe tregues se demokracia është në rrezik.
Prania e civilëve në krah të punonjësve të Policisë Bashkiake është një akt flagrant dhe jeta e Presidentit Ilir Meta sot ishte në rrezik.
Skena të tilla dhunë në institucione të rëndësisë së veçantë dëmtojnë rëndë imazhin e vendit dhe janë tregues i një klime politike agresive që mund të ketë pasoja edhe më të rënda.
Sjellja e Bashkisë Tiranë është e papranueshme dhe vjen pas nënshkrimit të koalicionit të FRD me opozitën e bashkuar.
Këto sjellje të qeverisë dhe Bashkisë Tiranë në prag të zgjedhjeve elektorale dëmtojnë klimën politike. I bëj qetësi Ramës për reflektim pasi vendit nuk i duhet këtë periudhë një klimë e tensionuar politike.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb