Një pilot, 45-vjeç, ka humbur jetën ditën e sotme në Itali, pasi helikopteri me të cilin po fluturonte është rrëzuar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Friuli, në verilindje të Italisë.

Në helikopterin e vogël, privat, ndodhej vetëm piloti. Shërbimet e urgjencës u lajmëruan nga një dëshmitar okular i cili pa helikopterin të rrotullohej jashtë kontrollit dhe më pas të zhdukej në horizont.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb