Ndërkohë që pyetej nga përfaqësuesit e mediave në lidhje me skandalin që e ka çuar në dyert e Gjykatës së Posaçme, aty ku edhe pritet t’i njoftohet masa e sigurisë, ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni, ka zgjedhur të sulmojë gazetaren e News24, Klodiana Lala.
“Ka zgjedhur të kundërsulmojë me gjuhë vulgare ndaj gazetarëve duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme”, tha Klodiana Lala në një lidhje live për News24.
Sapo Lala iu afrua ta pyesë Vlora Hysenin mbi akuzat e rënda, kjo e fundit iu përgjigj me një pyetje që aludonte për takime me “agjentë serbë”.
Mbi akuzat e Hysenit, gazetarja Lala gjatë raportimit direkt në News24, ku edhe po përcillte ngjarjen, u shpreh:
“Ka zgjedhur të kundërsulmojë me gjuhë vulgare ndaj gazetarëve duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme. Se cilave takime iu referohet Vlora Hyseni mbetet për t’u sqaruar kur të dalë, por ishte një akuzë e fortë e lëshuar dhe një shantazh ndaj gazetarëve”.
