Edhe më të vegjlit e 5 fshatrave të Kurbinit ngrenë zërin dhe kërkojnë të riparohet ura e Drojës në Mamurras. Ka që prej fillim dhjetorit që ura është jashtë funksioni kur shirat e rrëmbyeshëm e shembën totalisht.

Edhe sot 5 muaj më pas, ura mbetet e shkatërruar, e mijëra banorëve nga fëmijët e deri tek më të rriturit shpesh iu duhet të zvarriten me frikë për të kaluar mbi urën që i lidh me qendrën administrative Mamurras.

Për vetëm 200 metra urë, banorët ecin me kilometra të tëra për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Mes problemeve të panumërta të fshatrave, banorët kërkojnë vetëm të riparohet ura, pasi shembja e saj i ka izoluar totalisht.

E vërteta e hidhur është se banorëve edhe në raste fatkeqësisht do iu duhet të përshkojnë 20 kilometra për në varrezat e fshatit pasi nuk kanë asnjë alternativë tjetër kalimi.
Premtimet 5 mujore mesa duket kanë mbetur të tilla deri më tani. Në rast se nuk ndërhyhet shpejt banorët do iu drejtohen protestave dhe bllokimit të rrugëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb