Christine Lagarde ka reaguar për fashot që kishte në fytyrë në videon ku njoftoi dorëheqjen nga posti i presidentes së Bankës Qendrore Evropiane (BQE).
Përmes një deklarate, Lagarde sqaroi se fashot janë pasojë e një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale, të cilës iu nënshtrua në fillim të kësaj jave.
I have just informed my colleagues that I will step down as @ECB President on 7 February 2027.
It has been a source of great pride to serve this institution.
I thank all of those who have supported me on this journey over the past seven years. https://t.co/eSLLTaDAej
— Christine Lagarde (@Lagarde) October 29, 2026
“Për të shmangur çdo diskutim në mediat sociale, fashot në fytyrën time janë për shkak të një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale që më është nënshtruar më herët këtë javë”, deklaroi ajo. Kreu i BQE-së nuk dha detaje të tjera mbi natyrën e ndërhyrjes, duke kufizuar sqarimin vetëm te arsyeja e fashave që u vunë re në videon e publikuar.
