Presidenti Ilir Meta tregoi nga Korça pse u shfaq mëngjesin e sotëm pa truproja, në takime me qytetarët në Maliq. Duke folur për media, Meta tha se nuk ka nevojë për asnjë shoqërues, përveç shoferin, që sipas tij, është i detyruar ta marrë, pasi nuk mund t’i japë makinës vetë.

“S’kam nevojë për asnjë shoqërues, përveç shoferit, sepse kuptohet Presidenti edhe kur udhëton është i detyruar të punojë dhe s’mund t’i japë makinës. Nëse do t’i jepja, nuk do të isha në funksion të detyrës, sepse do të isha ai personi i përgjegjshëm”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetarët nëse duhet të votojnë më 25 prill të infektuarit me koronavirus, Kreu i Shtetit deklaroi se “E drejta kushtetuese për të votuar prevalon mbi çdo lloj pengese, apo vështirësie. Ne e dimë që ky është një problem, por të mos harrojmë se Kosova ka bërë zgjedhje në kushte shumë të vështira. Të gjejmë rrugën më taktike që ruan shëndetin e çdo qytetari, por as nuk i privon për të ushtruar të drejtën e tyre. Çdo akt që del është në respekt të Kushtetutës, jo për të dhunuar një të drejtë kushtetuese”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb