Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ndodhet në një pozicion të vështirë, pasi persona të lidhur me të janë regjistruar nga Ergys Agasi, i njohur edhe si koordinatori i Ramës, sipas deklaratave të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.
Në një deklaratë nga selia blu, Berisha tha se Agasi, u ka shitur të dhëna sensitive të NATO-s që i ishin besuar Shqipërisë, tek armiqtë e aleancës.
“Hetimi tregoi se Agasi, koordinatori i Ramës ishte mafiozi më i sofistikuar dhe i rrezikshëm i Europës. Kryemafiozi që kishte vjedhur të dhënat e çdo qytetari shqiptar për qëllimet mafioze të familjes Rama. Ka vjedhur të dhënat personale të shqiptarëve, vuri në përgjim telefona dhe kompjutera të ambasadave në Shqipëri dhe ka eksportuar në armiq të NATO-s të dhëna të NATO-s që i janë besuar Shqipërisë.
Rama është i pa shpresë sepse ai paska pasur maninë të regjistrojë me zë dhe figurë çdo gjë. Ministra, gjykatës, gazetarë, prokurorë të regjistrojë edhe gjërat që tregojnë se çfarë përfaqëson vetë Edi Rama”, tha ai.
