Deputeti Saimir Korreshi, ka denoncuar situatën në Spitalin e Lushnjës, duke akuzuar drejtuesit për dështime dhe emërime të pajustifikuara.

Sipas tij, drejtori aktual ishte shkarkuar 6 muaj para emërimit për mos­përmbushjen e detyrave me korrektësi, por më pas u gradua në krye të institucionit. Korreshi ngre pikëpyetje edhe për lejen e ndërtimit, zhvendosjen e Urgjencës dhe ristrukturimin e një godine që është më e reja në spital, ndërsa Materniteti dhe Pediatria mbeten jashtë ndërhyrjes.

Deputeti e cilëson situatën si “tallje me lushnjarët” dhe kërkon transparencë për gjendjen në spital.

Reagimi i plotë:

E po kësaj i thonë: deshët nën/Drejtor Ekonomik, ta gëzoni Drejtorin.

Drejtori i Spitalit të Lushnjës, 6 muaj përpara se ta emëronin Drejtor, është shkarkuar. Urdhri në foto e tregon qartë. Lexoni pikën 5 të urdhrit: “Për shkak të mospërmbushjes me korrektësi të detyrave funksionale… të cilat kanë krijuar probleme për mosfunksionimin e institucionit…”

Por meqë ishte i dalluar për mosfunksionim, atëherë e graduan dhe sot vazhdon të jetë Drejtor!

Hajde gallatë, hajde.

Prandaj edhe Spitali ka përfunduar në atë farë feje. Skëterrë.

Capture
Capture

Po pse u desh të flisja unë që të jepej leja e ndërtimit?

Po pse, pa leje ndërtimi, u zhvendosën si Urgjenca ashtu edhe repartet e patologjisë?

Po a u thoni dot lushnjarëve se godina që do të ristrukturohet është më e reja në atë spital?

Po a u thoni se nuk do të ristrukturohen as Materniteti dhe as Pediatria, por vetëm një godinë? Për të mos folur pastaj për situatën te banka e gjakut.

A quhet tallje me lushnjarët?

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb