Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar pas shembjes së paligjshme të “Prestige Resort” ditën e sotme nga forcat e IKMT të urdhëruara nga qeveria, teksa ka shkruar në Facebook se kjo pabesi e kryeministrit ka treguar karakterin e tij por njëkohësisht edhe dashurinë e tij për krimin.

Balliu shkroi më tej se ai tritol është tritol i krimit që hedh në erë ligjin dhe shtetin dhe jo thjesht resortin, ndërsa shtoi se kryeministri i lidhur me mafian, që bashkëpunon me Ndragetën sot shënoi një tjetër rekord duke i vendosur tritol një biznesi me leje ndërtimi vetëm për hakmarrje politike.

Postimi i plotë:

I pafytyrë, i pabesë, Edi Rama hedh në erë me 70 kg tritol “Prestige Resort”, aty ku është pritur dhe respektuar ai dhe partia e tij.

Kjo pabesi ndaj Hysenbelliu Grup tregon karakterin por njëkohësisht edhe dashurinë e Ramës për krimin.

Ai tritol është tritol i krimit që hedh në erë ligjin dhe shtetin dhe jo thjesht resortin.

Kryeministri i lidhur me mafian, që bashkëpunon me Ndragetën, që shemb shtëpitë e qytetarëve për të ndërtuar mafia e drogës, që çon në burg çdo qytetar që rregullon një çati, sot shënoi një tjetër rrekord. Me urdhër të tij sot ju vendos 70 kg tritol Prestige Resort, një biznes me leje ndërtimi, me letra dhe të ndërtuar në bazë të ligjeve të vendit vetëm për hakmarrje politike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb