Mediat izraelite raporton se kryeministri Benjamin Netanyahu ka frikë se Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) mund të lëshojë menjëherë një urdhër arresti kundër tij, zyrtarëve të lartë izraelitë dhe luftëtarëve në ushtrinë izraelite.

“Ndonëse vendimet e marra nga gjykata në Hagë nuk do të ndikojnë në veprimet e Izraelit, ato do të krijojnë një precedent të rrezikshëm që kërcënon ushtarët dhe figurat publike”, tha kryeministri izraelit në një deklaratë.

Një nga mediat kryesore të lajmeve televizive të Izraelit, Channel 12, raportoi në fillim të këtij muaji se Izraeli ishte gjithnjë e më i shqetësuar nga mundësia që GJNP-ja të lëshonte urdhër-arreste kundër Netanyahut dhe zyrtarëve të tjerë të lartë për shkelje të ligjit ndërkombëtar me situatën në Gaza.

Raporti thoshte se Zyra e Kryeministrit mbajti një “diskutim urgjent” për këtë çështje.

Izraeli nuk është anëtar i gjykatës, me seli në Hagë, dhe nuk e njeh juridiksionin e saj, por territoret palestineze u pranuan si shtet anëtar në vitin 2015.

Kryeprokurori i ICC-së Karim Khan tha në tetor se gjykata kishte juridiksion mbi çdo krim të mundshëm lufte të kryer nga luftëtarët e Hamasit në Izrael dhe nga izraelitët në Rripin e Gazës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: