Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mashtron lidhur me bilancin e të plagosurve gjatë protestave dhe se nuk po publikon të dhëna të vërteta për situatën.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi Ramën si “zëdhënës të prokurorisë së kohëve të shkuara”, ndërsa ngriti akuza për përdorim të dhunës nga policia ndaj protestuesve, përfshirë të miturit.

Kreu i PD-së akuzoi gjithashtu policinë për dhunë ndaj të miturve dhe pretendoi se numri i efektivëve të plagosur është i kufizuar.

“I pafytyrë i panderë i pamoral. Raporti i plagosjeve protestues polic është të paktën minimumi 1 me 15. Mund të jetë një me 30 sepse janë dhjetëra qindra të plagosur që shmangin spitalet për t’ju shmangur persekutimit. Pamë dhunë, barabri ndaj të miturve. Policët e plagosur numërohen me gishtat e duarve. Çfarë t’i thuash ky është i shfazuar. Harron ky se të miturit kanë bërë histori në Shqipëri, në botë. Hordhitë e sigurimit të shtetit dolën nga Ministria e Brendshme, në shesh betej ishin qytetarët. Shtatë plumba kishte marrë në trupin e tij studenti. Rama kërkon që të provokojë konflikt civil”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama u shfaq më shumë se kurrë para shqiptarëve si një bastard i xhelatëve komunistë që u përket.
Ai sot doli para shqiptarëve si një zëdhënës i prokurorisë së kohërave të shkuara.
Akuzoi, apo paraqiti një galeri emrash, sipas tij të inkriminuar, me akuza nga më të ndryshmet, tek armët e ftohta, tek prodhimi dhe përdorimi i drogës, shkoi gjer tek incesti.
Harroi se përmendja e litarit në shtëpinë e të varurit nuk është mençuri se po të kthehen tek dosja gjyqësore e tij e viteve ’90, do të gjejnë aty akuza që ai kurrë nuk duhet t’u bëjë të tjerëve.
Ai tha se në asnjë vend të Evropës nuk ka ndodhur që të ketë më shumë policë të plagosur se protestues. I pafytyrë, i pander, i pamoral!
Raporti i plagosjeve protestues-polic është të paktën minimumi 1 me 15, mund të jetë 1 me 30 sepse janë me dhjetëra qindra të plagosur që shmangin spitalet për t’iu shmangur persekutimit.
Pra, mashtroi në mënyrën më të pafytyrë.
Unë i them se në asnjë vend të Evropës nuk ka bërë vaki të manipulohen shifrat siç manipulon ti, sepse shqiptarët panë gjatë këtyre 11 ditëve kafka të çara nga plumbat të protestuesve.
Panë breshëri plumbash mbi trupat e tyre.
Panë si mbase asnjëherë ndokund me dhjetëra trupa që gjallonin të shtrirë pa ndjenja ose me gjysmë ndjenja në sallën e Ministrisë së Arsimit.
Panë bisha, kafsha të të vërteta me uniformë që protestuesit të shtrirë përdhe i hipnin me shqelma që t’i thyenin gjymtyrët dhe i thyen gjymtyrët.
Panë barbari ndaj të miturve sikur të mos ishin fëmijë, por kafshë gjahu.
Shqiptarët panë të gjitha këto.
E vërteta është që policët që kanë parë të plagosur numërohen me gishtat e duarve.
Dhe ky i pafytyrë kujton se është para Rudinës, që i thoshte se kam bërë 1 milion e 600 mijë kilometra rrugë në Shqipëri.
Çfarë t’i thuash, ky është i shfazuar!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb