Banorët e Bërxullës kanë protestuar ditën e sotme përballë zyrave të Hipotekës, duke kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar.

Ata kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka lënë pa mbështetje qytetarët, ndërsa kanë kërkuar që Dallëndyshe Bici të reagojë dhe t’i japë zgjidhje këtij problemi.

“O shef mas shefi rrini nëpër zyra duke dredhur zinxhirë. Edhe këta këtu punë bëjnë. Si dallëndyshja me zogjtë që u shkon ushqimi në fole këtyre u shkon ushqimi në zyra. Kur e vetën dikë përse kërkon të hysh në parti? u Përgjigj; për të fituar ndonjë gjë. Vende punë ka vetëm për miqtë.

“Ligji funksionon për qytetarët e thjeshtë, jo për mafien e politikanët! S’ka shtet”, tha një tjetër banor.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: