Nuk ishte sezoni i tij perfekt, ashtu si sezoni i Juves, por në fund, Dusan Vlahovic nuk doli “duar bosh” duke u kënaqur me suksesin në Kupën e Italisë. “Bomberi” serb i ka lejuar vetes disa ditë pushim, teksa ka ndjekur nga pranë çmimin e madh të MotoGp në Montekarlo. Në një intervistë për Sky Sport, Vlahovic foli për sezonin që sapo përfundoi:

“Çmimi sulmuesi më i mirë i vitit? Jam i lumtur, dua të falënderoj Serie A që më ka votuar. Është një kënaqësi e madhe. Vitin e ardhshëm dua të bëj akoma më mirë. Unë e di shumë mirë se çfarë presin njerëzit nga unë. Në letër, në i arritëm objektivat sezonal, por Juventus kërkon gjithnjë më shumë për të shkuar më lart”, u shpreh Vlahovic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: