Të jesh lojtari më i mirë në Francë, mbase edhe më i miri në qarkullim, nuk mjafton të marrësh një lamtumirë të denjë për atë që përfaqëson. Kylian Mbappe pak ditë më parë njoftoi largimin e tij nga PSG në fund të këtij sezoni, por klubi francez e kaloi në heshtje lamtumirën e “gjelit” më të famshëm, asnjë reagim në faqen zyrtare, asnjë lamtumirë, pavarësisht se Mbappe luante ndaj Toulouse ndeshjen e tij të fundit në “Parkun e Princave”.

Klubi e kaloi në heshtje, por jo tifozët ultras, të cilët i kishin rezervuar një lamtumirë të ngrohtë, një banderolë gjigande me festimin e tij unik dhe kore pafund për një lojtar që i dhuroi shumë klubit. Mbappe u shfaq i emocionuar, ndërsa në fushë ishte pikërisht ai që realizoi golin e parë për PSG në minutën e 8-të.

Goli i Mbappe nuk mjaftoi për t’i bërë një mbyllje me fitore titullit në Francë, pasi Toulouse pësoi një humbje me përmbysje. Pavarësisht këtij përfundi, lojtarët dhe tifozët, të gjithë festuan për titullin e 12 në Ligue 1, i fundit për Mbappe. Tani ylli francez bëhet gati për një aventurë të re, këtë herë duke u transferuar në Madrid. Te Reali, Mbappe pritet të marrë fanellën me numrin 10-të, duke marrë fanellën e Luka Modric që do të largohet, por mund të marrë edhe fanellën me numrin 7-të nëse Vinicius Jr do të marrë numrin 10-të. Mbappe pritet të përfitojë në Madrid afro 20 milionë euro në sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: