Po mbahet në Durrës protesta e banorëve pas përmbytjeve të ditëve të fundit që kanë përmbytur qindra banesa.
Ata kanë hedhur dyshime se ata banorë që sot nuk janë në protestë janë intimiduar dhe shantazhuar nga qeveria duke i kërcënuar me dëmshpërblimin.
“A keni gjë në dorë? Do ju vrasin? Unë jam nëna juaj jam 74 vjeç. A keni ju prindër? Gjithë ky popull kaq i mirë si po ju duron? U sos durimi!”, shprehet njëra prej tyre.
“Është e qartë që të gjithë këta policë ka ardhur për të shoqëruar djemtë. Njërin e dërguan në komisariat. Këta nuk kapën asnjë nga ata që plasën fishëkzjarre për Vitin e Ri, por njerëzit e lirë. E drejta e protestës është e garantuar nga ligji dhe Kushtetuta. Ju lutemi mos u sprapsi. Disa janë intimiduar dhe nuk kanë ardhur sepse u kanë thënë nuk do t’ju japim dëmshpërblim. Kjo është qeveria e shantazhit. Ku ka para për shishe vere, ka edhe lekë për dëmshpërblime”, deklaron një tjetër.
