Dy dronë ukrainas goditën dhe fundosën gjatë natës një anije civile që i përkiste kompanisë shtetërore ruse të energjisë bërthamore Rosatom në Detin e Zi, sipas një deklarate të drejtorit të kompanisë, Alexei Likhachev.
Sipas tij, të 17 anëtarët e ekuipazhit i mbijetuan sulmit ndaj anijes, e cila transportonte mallra, përfshirë ushqime të ngrira dhe materiale ndërtimi. “Një sulm i tillë mund të përshkruhet vetëm si pirateri dhe grabitje e armatosur në det”, deklaroi Likhachev.
🇺🇦🇷🇺
Deux drones marins ukrainiens ont coulé le cargo Yanina, propriété de Rosatom, en mer Noire près de Novorossiysk. pic.twitter.com/rJYFICqtpl
— Antoine 🇫🇷 (@thetoitoi) August 1, 2026
Pretendimet e palës ruse nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Rusia dhe Ukraina kanë intensifikuar sulmet ndaj anijeve në javët e fundit, ndërsa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën se po përdorin anije civile për të mbështetur operacionet ushtarake.
