News24 ka siguruar foton e 14-vjeçarit i cili humbi jetën pak orë më parë në Maliq, pas një komflikti me thika me bashkëmoshatarin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Pirg. Erald Xhejo, 14 vjeç si pasojë e plagëve të marra nga sherri me thika, ka ndërruar jetë në spital.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sakaq, 14-vjeçari tjetër, Enedio Guri, autori i dyshuar i ngjarjes është në spital për të marrë mjekim në mbikqyrjen e policisë.

Sipas policies, autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb