Selena Gomez ka dëgjuar çdo gjë, kur bëhet fjala për lidhjet e saj të dashurisë.
Por kur rikthehen sërish thashetheme të tilla, këngëtarja 29-vjeçare ka bërë me dije duke zbuluar se ku qëndron momentalisht në lidhje me jetën personale.
Selena ka publikuar një video në aplikacionin e njohur “TikTok”, duke sinkronizuar buzët me fjalët e audios virale të King Nas.
Artistja e njohur bëri xhiron e mediave në fillim të këtij muaji pasi u pa duke ndjekur një koncert të Dua Lipa në New York me biznesmenin shqiptar Zen Matoshi. Një burim tha për “E! Online” se dyshja janë thjesht miq
Selena dhe Zen bënë shumë bujë kur u panë së bashku në shfaqjen e “Madison Square Garden” më 1 mars. . Edhe pse artistja e “Same Old Love” nuk e shfaqi pjesëmarrjen e saj në koncert në rrjetet sociale, Zen ndau një video në “Instastory” që tregonte skenën ndërsa Dua performonte hitin e saj “Cold Heart”.
