Tronditëse në Shkodër! Shpërthim me tritol në hyrjen e një pallati në Perash në Shkodër, ndërkohë që një person ka humbur jetën, banor i pallatit. Viktima është ende i paidentifikuar. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se fillimisht është menduar se ka shpërthyer boksi elektrik, por më pas ka rezultuar lëndë plasëse.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet.

Sakaq, punonjësit e OSHEE kanë konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik.
Personi i plagosur nga shpërthimi u dërgua menjëherë në spitalin e Shkodrës, por duket se gjithçka ka rezultuar pa sukses, pasi ai kishte ndërruar jetë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb