Një protestë e thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimit të naftës në Shqipëri ka rezultuar me pjesëmarrje shumë të ulët, duke dështuar në mobilizimin e qytetarëve.

Tubimi ishte paralajmëruar të zhvillohej ditën e sotme në orën 17:00 përpara godinës së Kryeministria e Shqipërisë, përmes njoftimeve të shpërndara në rrjetet sociale.

Thirrja vinte në reagim ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve në vend, pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas edhe pamjeve të siguruara nga News24, në shesh ishin të pranishëm më pak se 10 persona, duke e bërë protestën thuajse inekzistente.

Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri ka ardhur pas nisjes së luftimeve mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, zhvillime që kanë ndikuar në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb