Kalidou Koulibaly u largua nga Napoli në verë, teksa zgjodhi të transferohej te Chelsea. Mbrojtësi i njohur ka dhënë një intervistë për Quotidien, ku është shprehur se fillimi ka qenë mjaft i vështirë për të, por gjithçka është rregulluar me kalimin e kohës.
“Chelsea erdhi dhe nuk m’u desh shumë kohë për të zgjedhur. Ata janë një nga pesë klubet më të mira në botë, me një histori të madhe, një ekip i krijuar për të fituar. Nënshkrimi me Chelsean ishte një gjë e mrekullueshme për mua. Jam i lumtur këtu në Londër. Ishte pak e vështirë në fillim, sepse më duhej të transferoja tetë vjet të jetës sime në Londër. Është diçka shumë e vështirë” – Tha ai.

(BalkanWeb)
