Ajo që flitej prej disa ditësh është bërë realitet. Fernando Santos nuk është më trajner i kombëtares polake. Mandati i tij zgjati saktësisht 232 ditë, në shekullin e 21-të vetëm Zbignieë Boniek punoi në këtë rol për një periudhë më të shkurtër (137 ditë).

Ecuria e portugezit në më pak se nëntë muaj punë nuk është shumë mbresëlënës. Fitoi gjysmën e gjashtë ndeshjeve, përfshirë miqësoren kundër Gjermanisë (1-0).

Humbja 3-2 në Moldavi dha sinjalin e parë për shkarkimin e tij, ndërsa vulosi vendimin humbja në Tiranë ndaj Shqipërisë, duke u mposhtur me dy gola.

Santos

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb